Politike

VIDEO- “SHBA po cënon sovranitetin”/ Yuri Kim e prerë: E gabuar dhe fyese! Kur bota donte që Shqipëria të zhduk

24 Shtator 2021, 14:52 Nga DOSJA
VIDEO- “SHBA po cënon sovranitetin”/ Yuri Kim e prerë: E

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim duket se ka lexuar dhe dëgjuar çdo raportim lidhur me ndikimin e SHBA-ve në Shqipëri. Pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadorja Kim tha se të gjitha aludimet ishin të gabuara dhe fyese. Po ashtu, ajo kujtoi vitin 1920 dhe ish-presidentin amerikan Udru Uillson, ndërsa shtoi se SHBA do vetëm që Shqipëria të jetë më e fortë dhe më sovrane. 

“Kam parë disa raportime shqetësuese sipas të cilave ajo që ka ndodhur në lidhje me përcaktimin nga Departamenti i Shtetit, qenka një lloj sulmi ndaj sovranitetit të Shqipërisë. Është diçka faktikisht e gabuar dhe është ofenduese. Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti Uillson ishte ai që ngriti zërin dhe tha se Shqipëria duhet të jetë e pavarur. I vetmi ndryshim në atë deklaratë, të cilën e kemi shtuar, është që Shqipëria duhet të jetë jo vetëm e pavarur, por duhet të jetë edhe sovrane dhe demokratike. Ndaj atyre që janë përpjekur ta vendosin Shtetet e Bashkuara kundër popullit të Shqipërisë do t’iu thoja “E keni gabim!” Populli Shqiptar e di që e keni gabim. Pozicioni ynë për këtë çështje, të pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Shqipërisë nuk do të ndryshojë asnjëherë, pozicioni ynë për rendësinë që ka Partia Demokratike nuk do të ndryshojë asnjëherë,“-tha ajo.

Kim nga Uashingtoni në zyrën e Bashës: E informova për ato që mësova! Shënjestron Berishën, vendos “objektivat”, por e prerë me kritikët: S’na vendosni dot kundër popullit shqiptar, mos gaboni!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike yuri kim yuri kim takon bashen 24 shtator yuri kim yuri kim takon bashen 24 shtator

Sondazh

Poll