Politike

Rama takon kryeministrin e Holandës: Rutte do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, konfirmon mbështetjen për nisjen e n

24 Shtator 2021, 14:35 Nga DOSJA
Rama takon kryeministrin e Holandës: Rutte do të vizitojë

SHBA– Kryeministri Edi Rama ka ndarë momentet e takimit me homologun e tij holandez, Mark Rutte, duke bërë me dije se vizitën e tij në Shqipëri. Krahas fotove të publikuara, Rama shkruan se Rutte do të vizitojë Tiranën më 10 nëntor, ndërsa shton se takimi vjen si shenjë mbështetjeje për nisjen e negocitatave për integrimin në Bashkimin Europian.

“Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian,”– tha Edi Rama.

Holanda ka qenë gjithmonë një nga vendet kritike ndaj Shqipërisë, duke ngritur “kartonin e kuq” gjatë konferencave ndërqeveritare për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ndërkohë që Rama ndodhet në SHBA prej disa ditësh, pasi po merr pjesë në Asamblenë e 76-të të OKB-së që po zhvillohet në Nju York.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama mark rutte mark rutte ne tirane edi rama mark rutte mark rutte ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2021, 10:42

VLORË– Kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës, Genc Deromemaj ka zbuluar për ‘Faxnews’ se do të jetë i pranishëm ditën e nesë...