Bota

Gjyqi ndaj Salih Mustafës, dëshmitari: Nuk ka pasur koordinim mes BIA dhe Brigadës 153

24 Shtator 2021, 12:55 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj Salih Mustafës, dëshmitari: Nuk ka pasur koordinim mes BIA

HAGË- Dëshmitari i dytë kundër ish-kreut të UÇK-së Salih Mustafa po vazhdon të merret e pyetje nga prokurori. Ai në Hagë ka folur për njësinë BIA dhe për personat që janë pjesë e saj. Dëshmitari ka thënë se personat që kanë qenë pjesë e kësaj njësie i kujton vetëm me anë të pseudonimeve që kanë pasur.

Prokurori: Njësia BIA a ka qenë pjesë e Brigadës 153, a ishte pjesë e zinxhirit të komandës të Brigadës 153?

Dëshmitari: Jo

Prokurori: A ka pasur njësi të brigadës 153 që ka qenë e varur tek njësia BIA ose e lidhur me njësinë BIA?

Dëshmitari: Jo nuk e di që ka pasur.

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari i mbrojtur ka thënë se komandant “Cali” ka pasur një zëvendës, ndërsa është përgjigjur se nuk e di kush ka qenë eprori i Mustafës.

Prokurori: Kush ka qenë eprori i drejtpërdrejt i komandant “Calit”?

Dëshmitari: Nuk e di.

Prokurori: Komandant “Cali” a ka pasur zëvendës?

Dëshmitari: Po

Prokurori: Si e ka pasur emrin zëvendësi i komandant “Calit” në atë kohë?

Dëshmitari: Nuk ja di, por pseudonimin ja di, me pseudonim “Dardani”[…]Të them të vërtetën ata të gjithë kanë pasur pseudonime, kështu që një kohë e gjatë ka shkuar që ndoshta i kam harruar, jo ata por shumica e ushtarëve kanë qenë me pseudonime, jo vetëm njësia BIA por shumica e ushtarëve kanë qenë me pseudonime.

Prokurori: Po emri Nazif Musliu të kujton ndonjë gjë. Kështu e kishte emrin ky personi, ai kishte edhe pseudonim por ky është emri i vërtetë, a të kujtohet si e ka pasur pseudonimin?

Dëshmitari: Me pseudonim “Tabuti”.

Lajmi kryesor/ Rinis gjyqi ndaj Salih Mustafës, dëshmitari i dytë vijon rrëfimin e tij dhe pranon se ka bashkëpunuar me UÇK-në

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni kosova ne hage salih mustafa kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll