Bota

Rinis gjyqi ndaj Salih Mustafës, dëshmitari i dytë vijon rrëfimin e tij dhe pranon se ka bashkëpunuar me UÇK-në

24 Shtator 2021, 10:43 Nga DOSJA
Rinis gjyqi ndaj Salih Mustafës, dëshmitari i dytë vijon

HAGË- Ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa ka dalë sot në seancën e radhës para trupës së togave të zeza të Gjykatës Speciale në Hagë. Gjatë seancës së sotme është programuar që të vijojë rrëfimi i dëshmitarit të dytë, i cili nisi dje.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka lënë të nënkuptohet se ishte pjesëtar i një njësie luftarake gjatë luftës [UÇK], pasi kur u pyet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nëse ka pasur bashkëpunim mes njësive në operacione luftarake, ai u përgjigj: “Po, kemi bashkëpunu”. Dëshmitari u shpreh se nuk ka pasur koordinim pasi nuk ka pasur komandë qendrore për dy njësitë në Zllash.

Dëshmitari i parë kundër ish-kreut të UÇK-së, Salih Mustafa ka dhënë deklarata të ndryshme nga deklaratat që ka dhënë në vitin 2006 për UNMIK-un. Në 2006-ën, ai tha se një prej personave që e kishte rrëmbyer në Zllashë, mbante të vendosur një maskë, ndërsa ditën e sotme ai tha se nuk kishte parë asnjë njëri me maskë në Zllashë. Pasi u pyet nga gjyqtarja Mappie Veldt-Foglia, në lidhje me kontraditat në deklaratat e tij, ai tha se kishte harruar.

Dëshmitari i mbrojtur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për publikun, është përgjigjur në pyetjet e prokurorit rreth njësisë BIA, fshatit Zllashë dhe Salih Mustafës, por pjesa më e madhe e seancës është zhvilluar e mbyllur për publikun. Dëshmitari ka thënë se përveç Brigadës 153, në Zllashë e kanë pasur selinë edhe Zona e Operative e Karadakut dhe njësia e njohur “Skifterët”.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja ku më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës. Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora salih mustafa del para gjykates speciale salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll