Aktualitet

VIDEO- Grabitja në Malësi të Madhe, 36-vjeçari: Doja të përleshesha me grabitësit, por…jemi në panik

24 Shtator 2021, 12:56 Nga DOSJA
VIDEO- Grabitja në Malësi të Madhe, 36-vjeçari: Doja

SHKODËR– Ndue Ulaj, 36-vjeçari që ra pre e grabitësve në shtëpinë e tij ka treguar se ka tentuar të përleshet fizikisht me dy të armatosurit, por ata e kanë neutralizuar. Përpara mediave, Ulaj tregon se një natë më parë, ka shkuar në shtëpi si gjithmonë rreth orës 23:00 dhe më pas ka shkuar të flejë gjumë.

Por, rreth mesnatës ka dëgjuar trokitjet në portë dhe ai që ka dalë i pari ka qenë i biri. Më pas grabitësit janë future brenda, i kanë kërcënuar dhe u kanë marrë paratë.

“Më kanë hy mbrëmë rreth orës 12 të natës. Rreth orës 11 kam hy në shtëpi, sepse punoj si taksist. Isha shtrirë në krevat, më kishte zënë gjumi. Rreth orës 12 është dëgjuar dera, pa maska dhe kanë fol me djalin ku është babi. Kanë thënë që jemi policia e shtetit, e më pyeste për arin, e paratë. Kemi kaluar një stres të madh. Unë kisha një varëse, unazë, byzylyk e ia dhashë. Ata bënin rreth 5 mijë euro. Më pas më kanë rrëmbyer 11.500 euro si dhe 200 mijë lekë shqiptare, që i kisha në një çantë. Unë jam shtyrë me ta në korridor, e ata ishin me armë, nuk vazhdova më tej. Ajo punë ka zgjat 10 minuta e më pas më kanë marrë telefonat, mua, djalit, nga ky moment njoftova policinë. Nuk e kuptoj se ata janë vonuar rreth 1 orë. Kam thërrit disa rajone dhe rreth 1 orë mezi kanë ardhur. Unë kërkoj ndihmë, sepse janë 3 vite që kam punuar për të ruajtura to lekë. Unë s’kam asnjë shpresë. Dua të zbardhet kjo ngjarje sa më parë. Ose janë në bashkëpunim banka, policia, ose nuk e kuptoj se si ndodh kjo gjë,”- tha 36-vjeçari Ulaj.

Ngjarja ndodhi mesnatën e kaluar në fshatin Boriç i Vogël në Malësinë e Madhe të Shkodrës. Dy persona të armatosur janë futur në banesën e qytetarit të identifikuar si Ndue Ulaj dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të marrin 16 mijë e 500 euro që 36-vjeçari kishte në banesë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet shtepia ne malesine e madhe ndue ulaj grabitet shtepia ne malesine e madhe ndue ulaj

Sondazh

Poll