Aktualitet

Zjarr në Kadastrën e Durrësit, digjet salla e serverave, shkak u bë cigarja që harroi një IT

24 Shtator 2021, 10:18 Nga DOSJA
Zjarr në Kadastrën e Durrësit, digjet salla e serverave, shkak u

TIRANË– Godina e Kadastrës së Durrësit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Mësohet se flakët kanë djegur sallën e serverave në Kadastrën e Durrësit. Ende nuk dihet nëse kemi dëme të shumta materiale apo persona të lënduar nga ky zjarr.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar flakët, por nga policia nuk ka asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Shkak për zjarrin mendohet se është një punonjës IT (inxhinier telekomunikacioni), i cili ka harruar një cigare të ndezur brenda në zyrë. Flakët janë përhapur dhe kanë përfshirë të gjithë sllën e serverave.

Kadastra e Durrësit është zhvendosur në korrik të këtij viti në Prezë të Tiranës, së bashku me agjencitë e Tiranës, Krujës dhe Kavajës.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne kadastren e durresit zjarr ne kadastren e durresit

Sondazh

Poll