Aktualitet

Rihapet dosja “Gërdeci”, GJKKO: Mediu do gjykohet! Familja Durdaj kërkon drejtësi, avokati Vishaj: U shkel ligji

24 Shtator 2021, 08:39 Nga DOSJA
Rihapet dosja “Gërdeci”, GJKKO: Mediu do gjykohet! Familja

TIRANË– Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të gjykojë ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Mësohet se Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm duke revokuar vendimin për pushimin e çështjes dhe duke marrë nën gjykim Mediun.

Njoftimi nga Apeli i GJKKO-së:

Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46, të ligjit 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.09.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe të trashëgimtarëve të viktimës E.D., u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi, për çështjen penale nr. 212 akti, datë 03.09.2021 regjistrimi, ku Gjykata vendosi, të ndryshojë vendimin nr. 60, datë 27.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke i kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar.

Avokati i familjes Durdaj, Dorjan Matlija ka deklaruar se tashmë duhet të vijojë puna për gjykimin e ish-ministrit Fatmir Mediu, pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar dha dritën jeshile. Në një prononcim për mediat, ai tha se do përdoren të gjitha mjetet juridike kundër tij. Familjarët e Edison Durdajt, 7-vjeçarit që humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit, kanë kërkuar drejtësi.

Ndërsa avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha e ka konsideruar jo kushtetues dhe të paligjshëm vendimin e marrë nga Apeli i Gjykates së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një deklaratë zyrtare, Visha shkruan se ai do të presë që të njihet zyrtarisht me arsyetimin e këtij akti të ndërmarrë sot dhe do të reagojë me të gjithë mjetet ligjore. Visha shton se është shkelur Konventa Evropian për të Drejtat e Njeriut si dhe është i paligjshëm pasi e njëjta kërkesë është shqyrtuar dhe hedhur poshtë në vitin 2019.

Një muaj më parë shkalla e parë rrëzoi SPAK që kërkonte rihapjen e gjykimit, por vendimi i GJKKO-së u apelua nga ana e prokurorëve që kishin në dorë çështjen. SPAK e akuzon Mediun si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fatmir mediu gjykimi i fatmir mediut fatmir mediu gjykimi i fatmir mediut

Sondazh

Poll