Aktualitet

Përndjekje, dhunë në familje dhe aksident, arrestohen 5 persona në Fier

24 Shtator 2021, 12:20 Nga DOSJA
Përndjekje, dhunë në familje dhe aksident, arrestohen 5 persona

FIER- 5 persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier për vepra të ndryshme penale. Dy persona janë arrestuar për dhunë në familje, një person me iniciale D. K., 28 vjeç, pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij, ndërsa një tjetër me iniciale K.S 40-vjeç pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. Një person me iniciale H.H 60-vjeç i shpallur në kërkim, është arrestuar për përndjekje. Një tjetër person me iniciale Y.R 50 vjeç është arrestuar pasi është kapur i dehur në timon, ndërsa një 27-vjeçar me iniciale Xh. C. ësht6ë arrestuar pasi kishte aksidentuar një biçiklist me iniciale K.S.

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier/ Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas, 1 i cili ishte në kërkim për “Përndjekje”, 2 u arrestuan për “Dhunë në familje” dhe 2 u arrestuan nga qarkullimi rrugor. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim H. H., 60 vjeç, banues në Peshtan i Madh, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 21.09.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Përndjekja”.

Po nga këto struktura u arrestua për veprën penale “Dhunë në familje”, shtetasi D. K., 28 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 40 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: •Y. R., 50 vjeç, banues në Lushnjë pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.  • Xh. C., 27 vjeç, banues në Kallm, Fier, pasi në fshatin Kallm, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar shtetasin K.S., i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona ne fier policia e fierit arrestohen 5 persona ne fier policia e fierit

Sondazh

Poll