Mashtrohet çifti rus në Durrës/ RRËFEHET gruaja: Paguam 15 mijë euro për shtëpinë, pronari i banesës na nxorri jashtë
24 Shtator 2021, 11:42Nga DOSJA
DURRËS– Një çift rus ka rënë pre e mashtrimit nga një biznesmen në Durrës. Ata kanë denoncuar në ‘Faxweb’ se kanë paguar 15 mijë euro për një banesë mirëpo kur janë kthyer e kanë gjetur të mbyllur. Gruaja ruse tregon se në orën 9 të mbrëmjes janë kthyer në banesë, por nuk kanë mundur të futen brenda. Ata lajmëruan në atë kohë policinë e Kavajës e më pas pronarët e banesës ia dorëzuan çelësat. Mirëpo çifti ka zbuluar se pronarët e shtëpisë kanë rënë dakord për t’i bërë letrat brenda dy muajve mirëpo kjo gjë ende nuk është kryer. Gruaja ruse thotë se ende nuk e di se çfarë dëshiron pronari megjithatë insiston në dëshirën për ta blerë shtëpinë. Ajo thotë se nga ana e tyre nuk është shkelur asnjë kusht i kontratës ndërsa pronarët nuk u dorëzuan asnjë letër apo dokument të objektit të legalizuar.
Reagimi i plotë:
Ajo që ndodhi është se ne e duam shumë Shqipërinë dhe në fillim të këtij viti ne lindëm vajzën tonë dhe pas kësaj ne vendosëm të blinim një shtëpi dhe të qëndronim këtu për të jetuar. Pasi gjetëm një shtëpi që na përshtatet dhe filluam me procedurat për regjistrimin e kësaj shtëpie, pasi këtë kemi pasur në mendje, pra legalizimin, ne filluam të banojmë aty në marrëveshje me pronarët. Mirëpo pasi dolëm një ditë, kur u kthyem, shtëpia ishte e mbyllur me çelës dhe tani ne nuk mund të hyjmë më në të. Përderisa nuk hyjmë dot, pasi nuk mund ta hapim, as nuk mund t’i marrim të gjitha gjërat tona dhe t’i përdorim në shtëpi, edhe pse deri më 31 dhjetor të këtij viti, sipas kontratës, ne kemi të drejtë të jetojmë atje, teksa jemi duke pritur letrat për legalizimin e objektit. Në muajin maj ne e gjetëm këtë shtëpi dhe kemi bërë një paradhënie, me shumën 15,000 €, të cilën ne e kemi në duar. (Tregon dokumentin) Pasi e noterizuam kontratën e kaparit tek noteri Albano Hidri në Durrës, pronarët e shtëpisë thanë që ne do të banonim në shtëpi dhe ata do t’i bënin letrat brenda dy muajve dhe pas kësaj ne do të paguanim të gjithë koston e shtëpisë. Ne nuk e dimë se çfarë do pronari, kur edhe noteri tani hesht, por di që ne ende duam ta blejmë dhe paratë tona janë ende në bankë, pasi ne duam të blejmë një shtëpi. Ne, nga ana jonë, nuk kemi shkelur asnjë kusht të kontratës, ndërsa nga ana e tyre që nga dita e parë pasi ne ramë dakord, nuk mora asnjë letër, asnjë dokument të objektit të legalizuar.
Ne mbërritëm në mbrëmje. Të shtunën në mbrëmje, në orën 9 me një fëmijë të vogël dhe një shi të tmerrshëm. Kur erdhëm zbuluam se shtëpia ishte mbyllur. Nuk kishim çelësa, thirrëm policinë. Kur mbërriti policia, shkroi një akt që deklaronte se shtëpia ishte e mbyllur dhe pas kësaj ne shkruam të nesërmen protokollin për policinë e Kavajës.
Dhe kur pronarët na dhanë çelësat e shtëpisë, para së gjithash, na u desh’ të bënim një pastrim të përgjithshëm kolosal për më shumë se një javë, dhe sa i takon shtëpisë, pothuajse asgjë nuk ishte funksionale, as edhe një llambë, e jo më një pishinë. Kishin një tualet dhe lavatriçe. Ne i ndryshuam dhe rreguluam të gjitha me shpenzimet tona. Ne kemi të gjitha dokumentet se sa kemi paguar çdo muaj për energji elektrike, për mirëmbajtjen e pishinës, etj., shkurt, për një shtëpi që supozohej që ishte e jona, por që tani nuk e marrim dot më.
Tani të gjitha veprimet janë shkruar. Unë e dua Shqipërinë dhe dua të jetoj këtu për shumë vite. Isha shumë mirë këtu, prandaj kërkoj edhe një herë, që në këtë situatë që jemi, dikush të dëgjoi gjithçka dhe të kuptojnë se rasti ynë nuk do të ishte kaq i tmerrshëm për askënd si për familjen tonë, kështu që shpresoj që situata të zgjidhet. Ne vazhdojmë të kemi dëshirën për të blerë pasurinë tonë të patundshme.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- 26 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, për drejtim mjeti pa leje drejtimi si dhe kanë drejtuar mjetin në gjendje ...
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj nuk duroi dot kur lexoi komentin e një studenti të mjekësisë, saqë i kushtoi një status të tërë...
TIRANË– Avokati i familjes Durdaj, Dorjan Matlija ka deklaruar se tashmë duhet të vijojë puna për gjykimin e ish-ministrit Fatmir Mediu, pasi Apeli i...
SHKODËR- Spitali i Shkodrës ka mohuar se Radi Idrizi , i cili është shpallur në kërkim pasi ishte pjesë e organizate kriminale, është i punësuar në spital....
SHKODËR- 8 persona janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër për pjesëmarrje në grup kriminal, armëmbajtje pa leje si dhe shitje dhe kultivim i lëndëve narko...
FIER- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Peshtan të Fierit. Zjarri ka rënë në vendin e quajtur “kodra e Likovunit” dhe ka përfshirë ullishte...
TIRANË– Në lojë tani janë të huajt. Para disa ditësh në stadiumin “Selman Stërmasi” kanë qenë të pranishëm disa drejtues të bashkisë dhe projektues t...