Aktualitet

Apeli i GJKKO-së nisi gjykimin, avokati i Mediut: Akt jo kushtetues, hera e parë që një gjykatë më e ulët prish vendimin

24 Shtator 2021, 12:10 Nga DOSJA
Apeli i GJKKO-së nisi gjykimin, avokati i Mediut: Akt jo kushtetues, hera e

TIRANË– Avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha e ka konsideruar jo kushtetues dhe të paligjshëm vendimin e marrë nga Apeli i Gjykates së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të nisur gjykimin e ish-ministrit për dosjen e Gërdecit.

Në një deklaratë zyrtare, Visha shkruan se ai do të presë që të njihet zyrtarisht me arsyetimin e këtij akti të ndërmarrë sot dhe do të reagojë me të gjithë mjetet ligjore. Visha shton se është shkelur Konventa Evropian për të Drejtat e Njeriut si dhe është i paligjshëm pasi e njëjta kërkesë është shqyrtuar dhe hedhur poshtë në vitin 2019. Avokati thotë se kjo është hera e parë në jurisprudencë  që një gjykatë më e ulët prish vendimin e asaj më të lartë.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Deklarate. Ne cilesine e perfaqesuesit ligjor te z Fatmir Mediu shpreh sa me poshte: Vendimi i deklaruar ne media nga Gjyqtarja e Apelit te Posacem, perben nje akt jo Kushtetues dhe pluri-shkeles të Konventes Europiane Per te Drejtat e Njeriut dhe nje sere ligjesh te tjera te vendit.. Ai(vendimi) perben nje pavlefshmeri absolute e ne cdo rast baza motivuese e tij nuk mund te jetë kurre ligji. Eshte hera e pare ne jurisprudence kur nje gjyqtare e nje gjykate te nivelit me te ulet prish vendimin e Gjykates Larte!! Vec të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme , sepse e njejta ceshtje(kerkese) eshte shqyrtuar dhe hedhur poshte nga gjykata e shkalles pare dhe gjykata e apelit, Tirane në vitin 2019. Ky vendim hapur cenon parimin e sigurise juridike, parimin e gjese se gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe per me teper synon procedimin per nje akuze afati parashkrues i se ciles ka kaluar me kohe. Pasi te  njihemi me “ arsyetimin” e ketij akti te paligjshem, do reagojmë me transparencë e me te gjitha mjetet ligjore të përshtatshme. Avokat Ardian Visha.

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të gjykojë ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Mësohet se Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm duke revokuar vendimin për pushimin e çështjes dhe duke marrë nën gjykim Mediun.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardian visha fatmir mediu gjykimi i fatmir mediut ardian visha fatmir mediu gjykimi i fatmir mediut

Sondazh

Poll