Aktualitet

Atentati ndaj Inez Hajrullës, ekstradohet nga Gjermania Serxhio Çima, u zbulua nga përgjimet

24 Shtator 2021, 11:44 Nga DOSJA
Atentati ndaj Inez Hajrullës, ekstradohet nga Gjermania Serxhio

TIRANË– Serxhio Çima, 25 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar drejt Shqipërisë pasi akuzohet se ka marrë pjesë në atentatin ndaj Inez Hajrullës, ngjarje e ndodhur më 10 maj të vitit 2019. Pjesëmarrje e tij në këtë atentat është zbuluar përmes përgjimeve telefonike.

Sipas njoftimit të policisë, për Çimën, Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi nga Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë, një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nga ZQK Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese gjermane, u krye ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar S. C., 25 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të datës 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Vlorë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më datë 10.05.2019, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, nga një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash që ishin ulur në një nga tavolinat e vendosura në pjesën e jashtme të një lokali në këtë lagje. Më pas, autorët janë larguar dhe kanë djegur automjetin në fshatin Babicë e Vogël.  Nga hetimet e kryera dhe nga bisedat telefonike ka rezultuar se një nga bashkëpunëtorët e grupit të përfshirë në këtë ngjarje ka qenë S. C..

Ndërkohë në kërkim vijon të jetë Fatmir Hyseni (Elidon) Musaj ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Doqja”, ose kunati i “Didit” të Vlorës. Ky person momentalisht nuk është mundur të arrestohet nga policia e Vlorës, ndërkohë që rezulton në kërkim edhe për ngjarjen e vrasjes nga klani “Duka”, të ish-policit Santiago Malko në Tiranë.

Si ndodhi atentati ndaj Hajrullës?

Në mëngjesin e 10 Majit 2019, Inez Hajrulla, person me precedent penalë, ka qenë në shoqërinë e disa shokëve të tij në lokal, që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë, kur nga dy armë automatike janë lëshuar breshëri plumbash drejt tavolinës së tyre. Hajrulla nuk ka marrë asnjë dëmtim, kjo falë edhe reagimit të tij me një pistoletë që atë ditë e kishte me vete. I vetmi person që ka marrë një plumb në këmbë, ka qenë një punonjës i bashkisë Vlorë, Dajko Cenodemaj, që ishte rastësisht në një lokal tjetër.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet serxhio cima inez hajrulla serxhio cima ekstradohet serxhio cima inez hajrulla serxhio cima

Sondazh

Poll