Rihapja e “Gërdecit”, avokati dhe familja Durdaj kërkojnë drejtësi: Të nisë puna, pse vdiq Edisoni i vogël
24 Shtator 2021, 10:09Nga DOSJA
TIRANË– Avokati i familjes Durdaj, Dorjan Matlija ka deklaruar se tashmë duhet të vijojë puna për gjykimin e ish-ministrit Fatmir Mediu, pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar dha dritën jeshile. Në një prononcim për mediat, ai tha se do përdoren të gjitha mjetet juridike kundër tij.
“SPAK duhet tashmë të paraqesë kërkesën për gjykim, pra të vazhdojë punën aty ku ka mbetur në vitin 2009. Ndërsa ne do të përdorim të gjitha mjetet tona juridike. SPAK duhet ta çojë në GJKKO-në e shkallës së parë, asgjë nuk e pengon më,”- tha Matlija.
Familjarët e Edison Durdajt, 7-vjeçarit që humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit, kanë kërkuar drejtësi.
“Nuk kemi pasur shpresa se ky vendim do të vinte, por ja ku jemi sot përpara këtij fakti, presim drejtësi për ata njerëz të pafajshëm në atë tragjedi kanë qenë të lidhura tre gjera, politika, populli dhe korrupsioni. Shpresojmë që populli të dënojë politikën dhe korrupsionin. Kemi bërë apelim ndaj vendimit të shkallës së parë, kemi qenë në çdo proces gjyqësor. Vetëm familja Durda ka bërë 760 procese gjyqësor për procesin e Gërdecit. Për Fatmir Mediun është vetëm familja Durda. Shpresojmë që ky të jetë fillimi për drejtësinë. Duhet të kemi parasysh që mund të dalin prova të reja, mund të thërriten dëshmitare, mund të thirren edhe sypeshkaqenë në gjykatë. Dihet kush është sy peshkaqeni. Nëse familja Durda fillon proceset gjyqësore ne Shqipëri është një person që vazhdon proceset gjyqësore në një shtet tjetër kundër një shteti tjetër,”- është shprehur Gerardo Durdaj.
“Ky është një hap i rëndësishëm. Ne kërkojmë drejtësi, gjykata të ma thotë se cilat ishin arsyet që çuan në vdekjen e fëmijës tim,”- tha Zamira Durdaj, nëna e të voglit të ndjerë.
Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të gjykojë ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Mësohet se Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm duke revokuar vendimin për pushimin e çështjes dhe duke marrë nën gjykim Mediun.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR- Spitali i Shkodrës ka mohuar se Radi Idrizi , i cili është shpallur në kërkim pasi ishte pjesë e organizate kriminale, është i punësuar në spital....
SHKODËR- 8 persona janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër për pjesëmarrje në grup kriminal, armëmbajtje pa leje si dhe shitje dhe kultivim i lëndëve narko...
FIER- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Peshtan të Fierit. Zjarri ka rënë në vendin e quajtur “kodra e Likovunit” dhe ka përfshirë ullishte...
TIRANË– Në lojë tani janë të huajt. Para disa ditësh në stadiumin “Selman Stërmasi” kanë qenë të pranishëm disa drejtues të bashkisë dhe projektues t...
SHKODËR– Gjykata e Apelit në Shkodër i ka dhënë të drejtë degës së Partisë Demokratike në Vaune Dejës e cila ka akuzuar kryebashkiakun, Mark Babani p...
VLORË- Një 19-vjeçar me emrin Ismail Micaj është arrestuar ditën e sotme në Selenicë për veprën penale të zjarrvënies me dashje. Mësohet se 19-vje&c...
BRITANI- Kanë dalë në gjyq ditën e djeshme 69 emigrantë shqiptarë të cilët tentuan të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë peshkimi të konvertuar e cila ...