Aktualitet

Rrëmbimi i Kozak Braçit, qytetarët revoltohen me Policinë e Shtetit: Tufë të paaftësh, një njeri u mor peng, ku janë au

24 Shtator 2021, 10:01 Nga DOSJA
Rrëmbimi i Kozak Braçit, qytetarët revoltohen me Policinë

TIRANË– Qytetarët janë revoltuar me Policinë e Shtetit, pasi nuk janë prangosur ende rëmbyesit dhe dhunuesit e Kozat Braçit, të njohur ndryshi si “Mbreti i Instagramit”. Në njoftimet zyrtare që Policia e Shtetit bën në profilin zyrtar në Facebook, ndjekësit kanë kërkuar llogari dhe madje i kanë cilësuar si të paaftë uniformat e shtetit që ende nuk kanë arritur të prangosin Daniel Dushkun, ideusin dhe organizatorin e të gjithë rrëmbimit.

“Jeni një tufë të paaftesh. Një njeri u mor peng dje, u nxorr në Instagram dhe e keni me zë e me figure dhe ju akoma nuk keni nxjerr një lajm për këtë gjë, lere me ti kapni…te gjithëve na intereson rendi në këtë vend. A e kuptoni sesa e pasigurte është jeta e qytetarit në vendin tonë. Çfarë mund të bëni tjetër ju kur nuk kapni dot disa persona që gjith Shqipëria i pa kush jane… Polici e paaftë dhe e korruptuar. Mjer shqiperia për ju, mjer ne!”- shkruan një komentues

“O lerini kontrollet e makinave. Po ik gjeni ato qe rrafen kozakun,”- shkruan dhe një tjetër.

Komentuesit e tjerë kanë dërguar dhe linkun e pamjeve të rrahjes e rrëmbimit të Braçit.

Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “mbreti i Instagramit” vuri në alarm të gjitha autoritetet shqiptare pasi u rrëmbye ditën e kaluar nga katër të rinj. Idaniel Dushku, vëllai i Fabian Dushkut, i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, e mori peng për disa orë me tre persona të tjerë. Ata e dhunuen dhe e poshtëruan duke e filmuar dhe duke ia shpërndarë videot në rrjetet sociale.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet daniel dushku fabio dushku kozak braci rrembehet kozak braci daniel dushku fabio dushku kozak braci rrembehet kozak braci

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2021, 07:40

ELBASAN– Banorët e lagjes ‘Emin Matraxhiu’ në periferi të Elbasanit kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi iu është bllopkuar dalja kryesore në qy...