Aktualitet

Kaos në Kadastrën e Vlorës/ Qytetari hipën sipër kangjellave: Na plasët shpirtin! Kam ardhur 12 herë, nuk na i japin doku

24 Shtator 2021, 09:34 Nga DOSJA
Kaos në Kadastrën e Vlorës/ Qytetari hipën sipër

VLORË– Situata përballë godinës së Kadastrës së Vlorës ka dalë jashtë kontrollit. Qytetarët janë mbledhur përballë godinës duke bërë thirrje për problemet që kanë hasur prej kohësh nga ky institucion. Një prej tyre, i identifikuar si Mynyr Aliaj, tentoi të hipte dhe nga kangjellat ndërsa bërtiste me të madhe se i ka ardhur në majë të hundës me sorollatjet e institucionit.

“Na plasët shpirtin. Na i kanë sjellë në majë të hundës, burokratë, na kanë zënë frymën, njerëz të ligj të poshtër, kam 4 muaj për kaq gjë. Lëkura jonë na ka ngelur, të ligj. Ja ku i kam këto. Kam ardhur 12 herë spo më japin dokumente, janë njerëz të ligj pse na bien vërdallë, duan para, lëkura jonë na ka ngelur”, tha ai.

Zyrtarë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar zbarkuan mëngjesin e sotëm në Kadastrën e Vlorës, ku është bërë dhe ndërrimi i drejtorit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mynir aliaj mynir aliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2021, 07:40

ELBASAN– Banorët e lagjes ‘Emin Matraxhiu’ në periferi të Elbasanit kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi iu është bllopkuar dalja kryesore në qy...