Aktualitet

Kapet në makinën e policisë së Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi, ishte nisur nga Shqipëria

24 Shtator 2021, 07:02 Nga DOSJA
Kapet në makinën e policisë së Maqedonisë së

MALI I ZI– Një sasi droge ende e pacaktuar është sekuestruar në pikën kufitare Muroqin-Sukobin, gjatë kontrolleve të ushtruara nga autoritetet malazeze. ALSAT.MK: shkruan se droga ishte futur në një makinë policie me targa të Maqedonisë së Veriut. Zyrtarë të doganës në Sukobin, në koordinim me Drejtorinë e policisë, gjatë kontrollit të makinës, kanë gjetur një sasi të madhe të lëndës narkotike që ishte nisur nga Shqipëria.

Droga është gjetur e fshehur në një vend në makinë e krijuar posaçërisht për lënën narkotike. Nga ana e autoriteteve shqiptare dhe ato të Maqedonisë së Veriut, nuk ka ende të dhëna për rastin në fjalë, por në njoftim thuhet se procedurat e mëtejshme do të ndiqen nga Shqipëria.

Njoftimi nga Mali i Zi:

Zyrtarë të doganës në Sukobin, në koordinim me Drejtorinë e policisë, gjatë kontrollit të makinës, kanë gjetur një sasi të madhe të narkotikëve. Makina është me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka qarkulluar nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, ndërsa droga është gjetur e fshehur në një bunker në makinë e dedikuar për kontraband. Në pajtim me protokollin për bashkëpunim bilateral, procedurën e mëtejme e ka ndërmarr institucioni kompetent i Republikës së Shqipërisë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohet droge ne malin e zi sekuestrohet droge ne malin e zi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2021, 07:40

ELBASAN– Banorët e lagjes ‘Emin Matraxhiu’ në periferi të Elbasanit kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi iu është bllopkuar dalja kryesore në qy...