Aktualitet

VIDEO -Protesta në Elbasan/ Shefi i rendit paralajmëron banorët: Dilni te rruga kryesore, do procedoheni penalisht

24 Shtator 2021, 08:01 Nga DOSJA
VIDEO -Protesta në Elbasan/ Shefi i rendit paralajmëron banorët:

ELBASAN– Bllokimi i hyrjes së lagjes ‘Emin Matraxhiu’ në Elbasan me rrugën në Unazën Jugore ka ngritur banorët në protestë. Ata kërkojnë hapjen e rrugës pasi shprehen se është e vetmja mënyrë që i lidh me qytetin. Pranë tyre mbërriti dhe shefi i rendit i Elbasanit, Armando Muça, i cili u kërkoi që të largohen nga rruga dhe të dalin në atë kryesore, ndryshe do të procedoheshin penalisht.

Banorët: Ne nuk kemi rrugë tjetër kalimi

Muca: Nuk mund ta bllokoni pasi do të procedoheni penalsiht, nuk është bllokim rruge, janë marrë masa. A mund të dilni të gjithë te rruga kryesore ju lutem.


Banorët e lagjes ‘Emin Matraxhiu’ dolën mëngjesin e sotëm në protestë pasi kundërshtojnë mbylljen e rrugës së unazës, e cila ka sjellë pengesa në lëvizjen e tyre drejt qytetit të Elbasanit. Ata kërkojnë që Bashkia të gjejë zgjidhje tjetër, siç është ajo e mbikalimit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armando muça protestë në elbasan armando muça protestë në elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2021, 07:40

ELBASAN– Banorët e lagjes ‘Emin Matraxhiu’ në periferi të Elbasanit kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi iu është bllopkuar dalja kryesore në qy...