Aktualitet

Mori peng Kozak Braçin pasi i ofendoi vëllain, shpallet në kërkim Daniel Dushku

24 Shtator 2021, 09:12 Nga DOSJA
Mori peng Kozak Braçin pasi i ofendoi vëllain, shpallet në

TIRANË– Daniel Dushku është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se mori peng për disa orë Kozak Braçin. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në kryeqytet. Mësohet se Dushku erdhi nga Greqia pasi Braçi i kishte ofenduar vëllain, Fabio Dushku në rrjete sociale. Ishte Braçi ai i cili ofendonte në rrjete sociale Fabio Dushkun, i dënuar në Greqi për 4 vrasje e terrorizëm.

Kozak Braçi u mor peng dhe u rrah ditën e djeshme pasi publikoi një video në Instagram duke ofenduar me një fjalor banal Fabio Dushkun. Dushku, së bashku me tre persona të tjerë, morën peng në makinë Braçin dhe e dhunuan. Të gjithë ngjarjen ata e transmetuan live në “Tik Tok”, duke e detyruar të riun të thoshte edhe fjalë banale duke ofenduar veten.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet daniel dushku fabio dushku rrembehet kozak braci daniel dushku fabio dushku rrembehet kozak braci

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2021, 07:40

ELBASAN– Banorët e lagjes ‘Emin Matraxhiu’ në periferi të Elbasanit kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi iu është bllopkuar dalja kryesore në qy...