Aktualitet

VIDEO- U ndërrua Drejtori i Kadastrës! Irritohen qytetarët në Vlorë: Është i 14-ti që ikën, fjala e fundit që më tha

24 Shtator 2021, 08:51 Nga DOSJA
VIDEO- U ndërrua Drejtori i Kadastrës! Irritohen qytetarët

VLORË– Drejtori i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Reinard Meta. Pas kësaj lëvizje qytetarët janë shfaqur të irrituar me këto ndryshime. Përballë Kadastrës ata shprehen për gazetarët se Troci është drejtori i 14-të që largohet nga detyra. Një i moshuar tha se fjala e fundit që drejtori i ka thënë ishte nuk dua.


Burri: Jam invalid, nuk dua unë ta jap thonë, banoj në fshat, nuk duan, po nuk pagove nuk ta bëjnë, tre vjet. Një vajte ardhje ne fshat me bën 10 mijë lekë. Nuk dua, fjala e fundit që ishte nuk dua. I kam të gjitha të rregullta, i kam paguar të gjitha kokërr me kokërr dhe taksat i kam paguar të gjitha. Eshtë i 14-ti drejtor që ndërrohet. Cfarë i kam bërë perëndisë nuk e di.

Gruaja: Më thonë mos flit, pse mos të flas për hipotekën time, Pse kërkoj të drejtën time këtu më sjellin policinë, kush është policia, a nuk kam të drejtën time si qytetare.

Zyrtarë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar zbarkuan mëngjesin e sotëm në Kadastrën e Vlorës, ku është bërë dhe ndërrimi i drejtorit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet qytetaret ne kadastren e vlores spak ne kadastren e vlores qytetaret ne kadastren e vlores spak ne kadastren e vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2021, 07:40

ELBASAN– Banorët e lagjes ‘Emin Matraxhiu’ në periferi të Elbasanit kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi iu është bllopkuar dalja kryesore në qy...