Aktualitet

E rrëmbyen dhe e detyruan të thoshte çfarë deshën, rrëfehet ‘mbreti i Instagramit’: Më vunë pistoletën në

24 Shtator 2021, 08:59 Nga DOSJA
E rrëmbyen dhe e detyruan të thoshte çfarë deshën,

TIRANË– Kozak Braçi, i njohur si ‘mbreti’ i Instagramit ka rrëfyer gjithçka ndodhi ditën e djeshme me të. Ai ka treguar se rreth 20 persona e kanë ruajtur deri në momentin që ka dalë nga shtëpia dhe e kanë marrë pasi zbriti nga taksia. Kozak tha se personat që e morën ishin të pajisur me armë dhe me thikë. ‘Mbreti’ i Instagramit ka dëshmuar para policisë se pasi i bindi me fjalë, të rinjtë e lanë të largohej.

Kozak Braçi: Më kanë ardhur 20 veta, më kanë ruajtur dhe më pritën këtu poshtë sa dola nga shtëpia. Mora taksi sepse do ikja në studio. Sa hipa në taksi, në vendin e pasëm të saj. Përpara makinës me del një makinë tip Benz ML. Tentuam të iknim dhe na dolën dhe dy makina të tjera e na përplasën. Taksisti ndaloi, dyert ishin të mbyllura. Ata shqyen dyert dhe më nxorrën prej aty. Ishin 20 veta me armë në dorë. Me qëlluan në taksi dhe më futen me zor në makinën e tyre. Më futen në një Golf5 të zi. Më vunë pistoletën në trup dhe thikën në fyt. Fillimisht me futën shtrirë në makinë. Unë i binda me fjalë ata dhe më lanë pastaj të lirë.

Kozak Braçi u mor peng dhe u rrah ditën e djeshme pasi publikoi një video në Instagram duke ofenduar me një fjalor banal Fabio Dushkun. Vëllai i Dushkut, së bashku me tre persona të tjerë, morën peng në makinë Braçin dhe e dhunuan. Të gjithë ngjarjen ata e transmetuan live në “Tik Tok”, duke e detyruar të riun të thoshte edhe fjalë banale duke ofenduar veten.

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rrembehet kozak braci rrembehet kozak braci

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2021, 07:40

ELBASAN– Banorët e lagjes ‘Emin Matraxhiu’ në periferi të Elbasanit kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi iu është bllopkuar dalja kryesore në qy...