Aktualitet

Në krye të trafikantëve shqiptarë, arrestohet në Spanjë kolumbiani i shumëkërkuar

24 Shtator 2021, 07:17 Nga DOSJA
Në krye të trafikantëve shqiptarë, arrestohet në

SPANJË– I shumëkërkuari kolumbian Julio Cesar Hurtado Rodriguez është vënë në pranga në Valencia të Spanjës dhe pritet të ekstradohet në Itali. Mësohet se Rodriguez akuzohet për trafik të lëndëve narkotike nga Prokuroria e Catania-s dhe do t’i duhet që të hetohet e Gjykohet në Itali për këtë vepër penale.

Kolumbiani u la në masën “arrest me burg” në kuadër të operacionit ‘Cocoritò’ që u zhvillua në fund të majit të vitit të kaluar, kohë që u vunë në pranga 13 persona. Operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza i Catania-s dhe u sekuestruan 367 kilogram marijuana e koakinë.

Grupi drejtohej nga Julio Cesar Hurtado Rodriguez dhe vëllai i tij Ruben Dario Rodriguez Mondragon, i ndihmuar nga qytetarë të tjerë të të njëjtit vend të Amerikës së Jugut, Kolumbi. Grupi kriminal ishte i ndarë në dy pjesë, në të parin bënin pjesë shqiptarë, aktivë në importimin e sasive të drogës nga Shqipëria, të cilat më pas u shiteshin në organizatat që vepronin në territorin e Sicilisë.

Pjesa e dytë merrte marihuanë nga të parët, dhe më pas e rishisnin atë në Catania. Ndërhyrjet në provincën e Catania (Belpasso dhe Misterbianco) dhe Messina bënë të mundur kapjen e 367 kilogram marihuanë dhe kokainë të destinuar për tregun e Catani-s.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet bota julio cesar hurtado rodriguez julio cesar hurtado rodriguez

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2021, 07:40

ELBASAN– Banorët e lagjes ‘Emin Matraxhiu’ në periferi të Elbasanit kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi iu është bllopkuar dalja kryesore në qy...