Aktualitet

I shpallur në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 47-vjeçari në Dibër (EMRI)

24 Shtator 2021, 07:47 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet

DIBËR– Një person me emrin Lutfi Shehu është arrestuar ditën e sotme në Dibër. Mësohet se 47-vjeçari është shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim. Shehu në bashkëpunim me një person tjetër ka tentuar që të vrasë personin me iniciale J.B.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve kundër personit. Kapet dhe ndalohet një 47-vjeçar i shpallur në kërkim, për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë lokalizuar në fshatin Tomin, dhe vënë në pranga shtetasin L. Sh., 47 vjeç, banues në Dibër. Ky shtetas, më datë 31.08.2018, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për motive hakmarrje dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin J. B. Për shtetasin L. Sh., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” në mungesë, si autor i dyshuar i kryerjes së veprës penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

(I.A;a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 47-vjeçari ne diber lutfi shehu arrestohet 47-vjeçari ne diber lutfi shehu

Sondazh

Poll