Aktualitet

EMRI/ Sekuestrohet pushkë dhe municione luftarake në Kukës, prangoset 51-vjeçari

24 Shtator 2021, 07:11 Nga DOSJA
EMRI/ Sekuestrohet pushkë dhe municione luftarake në Kukës,

KUKËS– Adem Doda, 51 vjeç, banues në fshatin Tejmoll është vënë në pranga pasi është kapur me një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e Dodës, policia ka gjetur armën dhe e ka sekuestruar. Për pasojë, 51-vjeçari është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga 51-vjeçari që mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë. Sekuestrohet një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Tejmoll.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adem doda kukes adem doda kukes

Sondazh

Poll