Aktualitet

Për herë të dytë! SPAK kërkoi lirimin, GJKKO lë në burg Selim Çekajn

24 Shtator 2021, 07:20 Nga DOSJA
Për herë të dytë! SPAK kërkoi lirimin, GJKKO lë

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar ditën e sotme kërkesën për lirimin nga burgu të Selim Çekajt, i arrestuar për trafikimin e 49 kg kokainë. Ishte SPAK ajo që kërkoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për babain e Arbër Çekajt mirëpo 72-vjeçari duhet të qëndrojë sërish në qeli.

Çekaj u arrestua në 1 prill në Portin e Durrësit pasi në konteinerin e firmës së tij u kapën 49 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori bashkë me ngarkesën me banane. Konteineri doli me pullë të kuqe në skanerin e portit, dhe vetë Selim Çekaj kërkoi që të hapej. Kur pa lëndën narkotike, ai deklaroi se nuk kishte lidhje me të pasi është vetëm një tregtar frutash. I biri, Arbër Çekaj është dënuar me 14 vite burg po për drogë, e sjellë në të njëjtën skemë me banane nga Ekuadori dhe e kapur në kontejnerët e firmës së tij “Arbën Garden”.

Çekaj ka mohuar që në fillim se ka pasur lidhje me drogën. Ai është shprehur se ishte thjesht një tregtar frutash dhe se efektivët duhet ta zbulonin se kush ia kishte future lëndën narkotike në konteiner, por pavarësisht deklaratave ai u vu në pranga.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet selim cekaj selim cekaj

Sondazh

Poll