Sport

VIDEO / De Roon ironizon veten: “Vë bast se Messi nuk merret me një gjë të tillë”

23 Shtator 2021, 08:41 Nga DOSJA
VIDEO / De Roon ironizon veten: “Vë bast se Messi nuk merret me

ITALI – Mesfushori i Atalantas, Marten De Roon, i ka përdorur gjithmonë rrjetet sociale me një mënyrë mjaft origjinale dhe shpesh me vetë-ironi. Ashtu si në rastin e videos së publikuar, në të cilën lojtari i Deas është filmuar brenda dyqanit të Atalantës në Bergamo, duke pritur të japë 3 fanella me autograf për fansat.

Shumë orë kalojnë dhe nuk ka njerëz të interesuar për fanellën e tij, derisa mbyllet dyqani. “Unë jam këtu në dyqanin e Atalantës në Bergamo, tre njerëzit e parë që hyjnë dhe blejnë fanellën e Marten De Roon, unë do t’u jap autograf dhe do të paguaj për to. Kështu që shpresoj që ata të mbërrijnë së shpejti…”,- ishte mesazhi i tij.

E ndërsa pret, De Roon shikon produktet, bën një enigmë, pastaj një lojë me karta dhe pastaj një sy gjumë. Por asnjë një nga tifozët që kërkon fanellën e tij deri sa mbyllet dyqani. “Vë bast se Messi kurrë nuk merret me një gjë të tillë”,- ishte komenti i fundit i mesfushorit holandez.

I bet Messi never has to deal with this. pic.twitter.com/W4uG6YPP1h

— Marten de Roon (@Dirono) September 23, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bergamo marten de roon mesfushori i atalantas messi bergamo marten de roon mesfushori i atalantas messi

Sondazh

Poll