Sport

Jareci tregon VAR-in në Superiore: “Ja ku është gabuar…”

22 Shtator 2021, 18:04 Nga DOSJA
Jareci tregon VAR-in në Superiore: “Ja ku është

TIRANE – Në dy javët e para të kategorisë Abissnet Superiore kryefjala ka qenë sistemi VAR, i cili në shumë raste ka rezultuar si mungesa e domosdoshme e së shkuarës për futbollin tonë. Shefi i Sektorit të Gjykimit në FSHF, Sokol Jareci, tregon për “Top Channel” se në 10 ndeshjet e luajtura, në 8 prej tyre ka ndërhyrë sistemi VAR.

“Vendimet kanë qenë jashtë pritshmërive tona, si në aspektin pozitiv, ashtu edhe në atë negative, sepse nuk pritshim që në këto dy javë të kishte kaq shumë ndërhyrje. Dhe kjo jo për fajin e vendimeve të marra nga arbitrat, por sepse ka patur shumë situata në zonë, të cilat kanë dashur patjetër ndërhyrjen e sistemit VAR. Këto ndërhyrje në pjesën më të madhe të tyre kanë marrë aprovimin e të gjithë aktorëve, lojtarëve, apo trajnerëve”.

Megjithatë ka patur edhe raste kur të gjithë e kanë kërkuar dhe sistemi VAR nuk ka ndërhyrë.

“Sepse ka një protokoll, VAR-i ndërhyn vetëm në vendimet flagrante, apo siç quhet në zhargon bardhezi, të dhëna gabim, apo të mos dhëna nga ana e arbitrit”.

Po cilat kanë qenë gabimet e këtij sitemi të ri të gjykimit në këto ndeshje?

“Më konkretisht ka qenë vendimi i penalltisë Skëndërbeu-Partizani. Sugjerimi nga ana e VAR-it ka qenë i gabuar. Aty nuk kemi të bëjmë me një rast flagrant apo bardhezi. Gjithashtu kemi një rast tjetër, një vendim të pamarrë në ndeshjen Tirana-Egnatia. Në këtë rast, nuk janë marrë në konsideratë pamjet që ofronte trasmetuesi dhe kjo ka bërë të mundur që Tiranës t’i mohohet një penallti”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport shefi i sektorit të gjykimit në fshf shefi i sektorit të gjykimit në fshf

Sondazh

Poll