Sport

Goditi me shkelma futbollistin e Marseille,tifozi i Nice dënohet me 6 muaj burg

22 Shtator 2021, 19:23 Nga DOSJA
Goditi me shkelma futbollistin e Marseille,tifozi i Nice dënohet me 6 muaj

FRANCË-Zbritja e tifozëve në fushë për t’u përleshur me sulmuesin e Marseille, Dimitri Payet ishte një skenë aspak normale për një ndeshje futbolli, e cila për më tepër u ndërpre para kohe në kushtet e frikës për atë që mund t’u ndodhte futbollistëve në fushën e lojës.

Autoritetet vepruan shpejt duke vënë para drejtësisë tifozin që goditi me shkelma sulmuesin Payet. Tifozi i quajtur Tony C është dënuar me 6 muaj burg nga një gjykatë në qytetin e Nice dhe do të vuajë dënimin duke nisur nga fillimi i javës së ardhshme.Tifozi ishte në gjyq të mërkurën pasdite, duke u shprehur: “Kur pashë Payet duke hedhur gjëra mbi turmën, sytë e mi u nxinë,” shpjegoi tifozi i Nice.

“Shpresoj të mos trajtohem si shembull,” tha ai në lutjen e tij. “Unë nuk kam bërë asgjë të keqe në 28 vjet, nuk jam huligan.” Gjykatësit nuk i erdhi keq për tifozin dhe kërkoi një vit burg, por më pas dënimi i tij u përgjysmua. Për më tepër, Tony C nuk do të hyjë në asnjë stadium për 5 vjet.

 

???? ?? ?? ??? ???

Het gaat helemaal mis aan de Franse zuidkust. Fans van Nice gaan het veld op en proberen te vechten met spelers van Marseille… De wedstrijd ligt voorlopig stil.#ZiggoSport #Ligue1 #OGCNOM pic.twitter.com/44kBOf6ebX

— Ziggo Sport Voetbal (@ZS_Voetbal) August 22, 2021

Ndërkohë organet disiplinore të Ligue 1 kanë pezulluar fushën e Nice për dy ndeshje pa praninë e tifozë, i kanë hequr klubit një pikë në renditjen e përgjithshme dhe kanë vendosur që sfida mes dy skuadrave të riluhet nga minuta e parë në një datë për t’u përcaktuar në të ardhmen.

 

Dimitri Payet’s back. pic.twitter.com/hFmiwg97ni

— Get French Football News (@GFFN) August 22, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport marseille nice marseille nice

Sondazh

Poll