Sport

VIDEO/ Juve “dridhet” por përmbys me zemër Spezian, bardhezinjtë marrin fitoren e parë në kampionat

22 Shtator 2021, 18:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Juve “dridhet” por përmbys me zemër Spezian,

ITALI– Juventus fiton në javën e 5-të të Serie A përballë Spezias. Skuadra torineze merr fitoren e parë dhe ishte një sukses me përmbysje, pavarësisht se loja e Juventusit nuk ishte ashtu siç pritej.Fillimisht Kean do të shënonte në minutën e 28′, duke i dhënë avantazhin Juventusin, por Gyasi për Spezian do të barazonte shifrat në minutën e 33′, madje ngacmoi tifozët e Juventusit, pasi sulmuesi festoi si Cristiano Ronaldo.

Me rifillimin e pjesës së dytë, Antiste do të shënonte në minutën e 49′ duke shtangur Juventusin, 19-vjeçari realizoi një super gol. Megjithatë skuadra e Allegrit nuk u dorëzua, por arriti të shënonte dy herë me Chiesan në minutën e 66′ dhe De Ligt në të 72-tën’.

Pavarësisht se Spezia e kërkoi me ngulm golin e barazimit, nuk ia doli dot. Rey Manaj hyri në lojë në minutën e 77′, por pa mundur të gjejë rrjetën. Juventus merr fitoren e parë pas pesë javësh kampionat.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus spezia juventus spezia

Sondazh

Poll