Sport

Brahim Diaz dhe Theo Hernandez bëjnë Milanin të “fluturojë”, Venezia duron vetëm një pjesë loje

22 Shtator 2021, 21:26 Nga DOSJA
Brahim Diaz dhe Theo Hernandez bëjnë Milanin të

ITALI-Milan fiton ndaj Venezia-s në javën e 5-të të Serie A dhe i përgjigjet Interit. Kuqezinjtë drejtuar nga Stefano Pioli fitojnë me shifrat 2-0. Një pjesë e parë që përfundoi me rrjeta të paprekura dhe ndoshta presioni u ndje te këmbët e lojtarëve të Milanit të cilët në të dytën gjetën golin në minutën e 68′ me Brahim Diaz.

Theo Hernandez dha një asist perfekt për futbollistin në golin e avantazhit, ndërsa më pas shënoi edhe golin e sigurisë në minutën e 82′ pasi kishte kërcënuar më parë portën e Venezia-s. Një fitore që ngjit kuqezinjtë në vendin e 2-të në kuotën e 13 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport milan venezia milan venezia

Sondazh

Poll