Sport

VIDEO / PSG fiton edhe pa Messin, Shaqiri provon shijen e golit në kampionatin francez

23 Shtator 2021, 05:39 Nga DOSJA

FRACE – PSG nuk po arrin të bind në kampionatin francez edhe pse në këtë javë arriti sërish një fitore 1-2 por shumë të vështërië.
Përball Metzit qëbëri një ndeshje shumë të mirë u desh dalja me një lojtar më pak e vendasve që të përmbysej takimi në favr të skuadrës së Pochetinos.
Achraf Hakimi shënoi për nënkampionët e Francës që në minutën 5-të dhe krijoi idenë se ndeshja u kanalizua në favor të miqve, por nuk ndodhi kështu.
Në minutën e 39-të Kouyate shënoi për Metz dhe riktheu barazinë, duke e komplikuar ndeshjen dhe mbyllur pjesën e parë 1-1. Në të dytën PSG krijoi volum e disa raste, por nuk gjeti dot golin në kohën e rregullt.

Gjithçka do shkonte në favorin e tyre në minutën e parë të shtesës, kur Dylan Brom mori dy kartonë të verdhë dhe la Metz me një lojtar më pak.
PSG mori zemër dhe forcë dhe shtyu në maksimum, duke shënuar në minutën e 5-të shtesë me Hakimin, shpëtimtar i parizienëve sonte.
Ndërkohë në këtë ndeshje mungoi Leo Messi, që ka pësuar dëmtim në gju dhe i duhen disa ditë pushim. PSG kryeson Ligue 1 me 21 pikë, pas 7 javëve.

Fitore në ndeshjet e mesjavës arriti edhe Lyon që mundi 3-1 Troyes, teksa protagonist ishte Xherdan Shaqiri. Sulmuesi kosovar shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 48, duke barazuar momentalisht rezultatin.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll