Sport

VIDEO / Manchester United surpriza e Kupës së Anglisë, eliminohet nga West Ham

23 Shtator 2021, 06:19 Nga DOSJA
VIDEO / Manchester United surpriza e Kupës së Anglisë, eliminohet

ANGLI – Mbrëmjen e djeshme u luajtën ndeshjet e mbetura të Kupës së Ligës në Angli. Supriza më e madhe e kësaj mbërmjeje ishin “Djajt” e Solskjaer.
Skuadra e Cristiano Ronaldos u mund në 90- minutëshin e së mërkurës nga West Ham me shifrat 1-0. Goli i shënuar nga Manuel Lanzini në minutën e 9, duke u hakmarrë për humbjen në kampionat.

Ndërkohë “Topcinjtë“ e Artetës me sa duket kanë filluar të marrin formë dhe të gjejnë një tjetër ritëm pas fillimit të dobët të kampionatit. Edhe pse me një skuadër modeste përballë si Wimbledon, Arsenali nuk toleroi dhe bëri një ndeshje të mirë duke hënuar tre gola. Serinë e rrjetave e hap Laçazette me penallti në minutën e 11-të, ndërkohë që dy golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë me Smith Rowe në mintën e 77 dhe Nketiah 3 minuta më vonë.

Chelsea kishte një ndeshje shumë të komplikuar ndaj Aston Villas, por në fund ia doli të fitojë me penallti 4-3, pas barazimit 1-1 në 90 minuta. Nga 11 metrat u vendos edhe sfida mes Wolves dhe Tottenham. Koha e rregullt u mbyll 2-2 dhe pas penalltive Spurs u shpallën fitues dhe kaluan më tej.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll