Politike

VIDEO/ Afrim Qëndro dha dorëheqjen si nënkryetar i Bashkisë së Vlorës, mesazhi thumbues për Dritan Lelin: Do jem në Tira

22 Shtator 2021, 12:35 Nga DOSJA
VIDEO/ Afrim Qëndro dha dorëheqjen si nënkryetar i Bashkisë

TIRANË– Afrim Qëndro ka konfirmuar zyrtarisht se ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës ditën e djeshme. Një ditë pasi Dosja.al raportoi se gjatë mbledhjes me Arben Ahmetajn, Qendro paralajmëroi se do të largohej nga Vlora, vetë socialisti e konfirmoi këtë gjë në një prononcim për mediat.

Qendro tha se do të shkojë në Tiranë pranë familjes së tij, duke shtuar se detyrën e tij në Vlorë e ka kryer për vite me radhë. Duke thumbuar kryebashkiakun Dirtan Leli, ai tha se në Vlorë ai ka mbushur dhe disa gropa, dhe se nuk bëhet fjalë për gropat e asfaltit në rrugët e qytetit.

‘Unë sot nuk dorëzova vetëm detyrën, kam ardhur politikisht me vendim të kryesisë së PS në 2016-ën. E kam kryer këtë detyrë për vite me radhë. Në një moment të caktuar kryeministri më ka kërkuar në korrik të vitit të kaluar në asamblenë e PS në Vlorë. Më ka kërkuar që të kryej dhe detyrën e nën kryetarit të Bashkisë në Vlorë, ka pasur dy objektiva, ndjekjen e zhvillimin e të gjitha projekteve të Qeverisë shqiptare dhe punët që çalonin në Bashkinë e Vlorës. Drejtuesi politik me të cilin isha unë bashkëudhëtarë ka ikur me një detyrë tjerër në PS, unë mendoj se dhe detyrat e mia kanë mbaruar këtu dhe do shkoj në Tiranë, pranë familjes time. Me Damianin na bashkoi ky udhëtim politik, unë do iki me detyrë në partinë e Tiranës. Në funksionim e punëve në Vlorë ka patur disa gropa dhe nuk bëhet fjalë për gropat e asfaltit në rrugët e qytetit që përgjithësisht janë mbyllur, por ka patur disa gropa të tjera si ndriçimi i qytetit që ka qenë në errësirë dhe sot është i ndriçuar. Ka patur një gropë se mbytej Novosela dhe sot është bërë një projekt që s’do mbytet më. Ka patur probleme dhe ne disa lagje si Llonxhë, Karabash ku s’ka patur ujë të pijshëm dhe sot janë mbyll. Për të mos folur dhe për disa gropa të tjera që unë kam mbyll nëpërmjet punës. Jam munduar që të flas pak, përmes punës. Përvec punëve që kam bërë në Vlorë, lagjia e Coles ose zona e Kumes, ujësjellësi që pritet të nisë shumë shpejt në Novoselë. Unë kam dorëzuar sot para detyrës dhe tre projekte të tjera,”- tha ai.

Krisjet mes Dritan Lelit dhe PS-së nisën kur Leli nuk pranoi të hiqte dorë nga posti për të garuar si deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Edhe vetë kryeministri Edi Rama nuk u ndal ndaj Lelit, duke e cilësuar si “i vdekuri i Bashkisë”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike afrim qendro afrim qendro

Sondazh

Poll