Politike

Afrim Qëndro lë postin e zv/Kryetarit të Bashkisë, shkon pranë Gjiknurit në Elbasan

21 Shtator 2021, 19:16 Nga DOSJA
Afrim Qëndro lë postin e zv/Kryetarit të Bashkisë, shkon

VLORË– Afrim Qëndro, i cili u vendos nga Damian Gjiknuri si nënkryetar i Bashkisë së Vlorës, ka deklaruar sot në mbledhjen e prezantimit të drejtuesit të ri politik të qarkut, Arben Ahmetajt se do largohet nga pozicioni i tij.

Burime për “Fax” bëjnë me dije se Afrim Qendro do vendoset në Elbasan bashkë me Gjiknurin, me kalimin e këtij të fundit në krye të këtij qarku, si drejtues politik. Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot në Vlorë, Gjiknuri prezantoi zëvendësuesin e tij, ndërsa Qëndro paralajmëroi se nesër do japë dorëheqjen.

Po ashtu, gjatë mbledhjes së sotme, Gjiknuri dhe Ahmetaj u kanë lënë porosi strukturave të vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit, i cili është “spostuar” nga socialistët. Gjithçka nisi pasi ky i fundit nuk pranoi të hiqte dorë nga posti për të garuar si deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Edhe vetë kryeministri Edi Rama nuk u ndal ndaj Lelit, duke e cilësuar si “i vdekuri i Bashkisë”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike afrim qendro vlore afrim qendro vlore

Sondazh

Poll