Bota

Biden mban fjalimin e parë në Asamblenë e OKB: Covid-19 nuk mund të mposhtet me armë, duhet bashkëpunim dhe vullnet politi

21 Shtator 2021, 17:52 Nga DOSJA
Biden mban fjalimin e parë në Asamblenë e OKB: Covid-19 nuk mund

SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara këtë martë, duke folur për një numër çështjesh të ndryshme si ajo e pandemisë, ndryshimeve klimatike dhe tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani. Mediat e huaja shkruajnë që Biden sqaroi se nuk është duke kërkuar një ‘Luftë të ftohtë’, e aq më pak një botë të përçarë. Ai tha se bota është në një pikë të rëndësishme të historisë ku po testohet se sa e bashkuar do të mund të jetë. Në lidhje me tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga Afganistani ai u shpreh se Amerika i dha fund konfliktit 20 vjeçar.

Teksa mbyllim një periudhë lufte, po hapim një epokë të re diplomatike. Fuqia ushtarake duhet të jetë arma jonë e fundit për zgjidhjen e konflikteve, jo e para”, tha Biden.

Presidenti amerikan foli më tej për situatën me coronavirus-in dhe u bëri thirrje njërëzve të vaksinoheshin.

“Bombat dhe plumbat nuk mund të na mbrojnë nga covid-19 dhe variantet e tij. Për ta luftuar këtë pandemi, kemi nevojë për bashkëpunimin e shkencës dhe vullnetin politik”, u shpreh presidenti i SHBA.

Biden tha gjatë fjalimit në OKB, se SHBA do të investojë 10 miliardë dollarë në përpjekjen për t’i dhënë fund urisë. Ndërkohë, sa i përket ndryshimeve klimatike ai deklaroi se SHBA do të investojë 100 miliardë dollarë, për të investuar në teknologjitë që nuk dëmtojnë natyrën.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota fjalimi i biden ne okb fjalimi i biden ne okb

Sondazh

Poll

Bota 21 Shtator 2021, 15:56

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se nuk dëshiron tu përgjigjet deklaratve të bëra nga presidenti i Koroacisë, Z...