Aktualitet

Mbyllen hetimet për sulmin ndaj hotel “Volorekës”, pritet vendimi

21 Shtator 2021, 15:55 Nga DOSJA
Mbyllen hetimet për sulmin ndaj hotel “Volorekës”, pritet

POGRADEC– Përfundojnë hetimet ndaj grupit të personave që sulmuan me armë, në 1 dhe 8 gusht 2020, hotel “Volorekan” në Tushemisht. Hetuesit e çështjes u kanë komunikuar të dyshuarve akuzat, duke i çuar për gjykim për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.

Në dokumentin që Prokuroria ka depozituar në Gjykatë thuhet se Meard Berberi, Anterio Kaloshi dhe Ervin Kalaja, më datë 1 Gusht 2020, dyshohet se kanë lëshuar me dhjetra plumba duke zbrazur karikatorët e armëve në drejtim të makinave të parkuara në hotel “Voloreka”. Më pas, sulmi është përsëritur edhe më 8 gusht, ku po të njëjtët persona dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të dhomës ku edhe po flinte i riu.

Po ashtu, në dosje thuhet se gjithçka ka nisur kur Johan Muçollari do të ikte për të dëshmuar në një proces gjyqësor, që po zhvillohej ndaj një shoku të personave që kanë qëlluar ndaj tij. Fillimisht atë e kishin telefonuar dhe kërcënuar, më pas futën në përdorim edhe armët e zjarrit.

Nga të gjithë të dyshuarit, Meard Berberi, i cili është me profesion avokat ka bërë kallëzim për prokurorin e çështjes në SPAK dhe në ILD, pasi kërkon një rikualifikim të veprës penale. Sipas tij, nga ngjarja nuk ka as të plagosur dhe as viktima, ndaj akuza “vrasje të mbetur në tentativë”, nuk qëndron. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë po kryen verifikimet në lidhje me pretendimet e Meard Berberit për shkeljen e pretenduar të prokurorit të çështjes.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anterio kaloshi ervin kalaja meard berberi anterio kaloshi ervin kalaja meard berberi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2021, 14:57

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi takime me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme l...