Aktualitet

RASTËSIA mbreti botës! Tirana u ‘shkund’ sot nga tërmeti, dy vite më parë u trondit Durrësi, ora e njëjtë

21 Shtator 2021, 14:28 Nga DOSJA
RASTËSIA mbreti botës! Tirana u ‘shkund’ sot nga

TIRANË– Nëse nuk besoni në rastësi, tërmeti i ditës së sotme do ju vërtetojë të kundërtën. Ditën e sotme në orën 16:03, në Tiranë janë ndjerë lëkundje me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 24 km në verilindje të kryeqytetit. Rastësi është fakti që dy vite më parë, ka rënë në të njëjtën fashë orari tërmet mirëpo me intensitet më të lartë.

Në 21 shtator të 2019-ës, Shqipëria u godit nga tërmeti i magnitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik, 30 km në veri të Durrësit. Tërmeti u ndje në të gjithë qytetet e vendit në orën 16:09. Më pas vijuan lëkundjet e tjera, ku ajo e dyta u shënua në orën 16:15 me magnitudë 5.2. Fatmirësisht, dy vite më parë tërmeti nuk la pas asnjë viktimë. 105 persona mbetën të lënduar lehtë, të cilët morën ndihmën mjekësore nga spitalet pranë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shqiperi termet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2021, 14:57

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi takime me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme l...