Aktualitet

Tërmet në Shqipëri! Lëkundje në Xibër, ndihet në Tiranë dhe Dibër, zgjat vetëm pak sekonda…

21 Shtator 2021, 14:06 Nga DOSJA

TIRANË– Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në vendin tonë. Sipas EMSC dhe IGJEUM, kanë bërë me dije se tërmeti ishte me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 24 km në verilindje të Tiranës.

Tërmeti është ndjerë gjatë orës 16:04 minuta në Tiranë dhe Dibër, ndërsa epiqendra ka qenë në fshatin Xibër, me thellësi 2 km. Po ashtu raportohet se lëkundjet kanë zgjatur shumë pak dhe deri më tani nuk raportohet për dëme. 

Në të njëjtën ditë, 21 shtator të 2019-ës, Shqipëria u godit nga tërmeti i magnitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 ballë, 30 km në veri të Durrësit. Tërmeti u ndje në të gjithë qytetet e vendit në orën 16:09. Më pas vijuan lëkundjet e tjera, ku ajo e dyta u shënua në orën 16:15 me magnitudë 5.2.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet termet termet ne shqiperi termet termet ne shqiperi

Sondazh

Poll