Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Durrës, plagoset pronari dhe një kliente

21 Shtator 2021, 14:20 Nga DOSJA
Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Durrës,

DURRËS– Dy persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi brenda një lokali në fshatin Kallm të Durrësit. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14:45, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyer një bombël gazi.

Të plagosur kanë mbetur 28-vjeçari M. B., (pronari i lokalit) dhe një kliente 35-vjeçare me iniciale M. K. Të dy janë dërguar në spital, ku edhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjeve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Më datë 21.09.2021, rreth orës 14:45,në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyer një bombol gazi në lokalin e shtetasit M. B. Nga shpërthimi i bombulës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe  shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres shperthen bombula ne durres durres shperthen bombula ne durres

Sondazh

Poll