Aktualitet

Si u zhduk dhe u bë “i gjallë”?! Artan Hoxha: Davide Pecorelli duhet bërë shembull, dëmtoi imazhin e Shqipërisë

21 Shtator 2021, 14:02 Nga DOSJA
Si u zhduk dhe u bë “i gjallë”?! Artan Hoxha: Davide

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar lajmin për “ringjalljen” e biznesmenit italian, Davide Pecorelli, i cili u bë i gjallë pak ditë më parë.

I ftuar në “ABC”, gazetari Hoxha kërkon nga autoritetet shqiptare që ta ekstradojnë italianin dhe ta bëjnë shembull. Ndërkohë që ndër të tjera shton se ai ka prishur imazhin e Shqipërisë, duke e cilësuar si mashtrues.

 “Shqipëria duhet të kërkojë ekstradimin e tij nga Italia. Ai zyrtarisht nuk është shpallur i vdekur as në Shqipëri dhe as në Itali, pasi ADN nuk kishte përputhje, për këtë arsye është shpallur i zhdukur. Dyshimi është se e ka bërë për shkak të borxheve, ndaj bizneseve dhe autoriteteve tatimore. Një gropë financiare që nuk kishte mundësi ta zgjidhte dhe mendja i ka punuar ta zgjidhë në këtë formë. Por autoritetet shqiptare duhet ti shkojnë deri në fund kësaj histori edhe për shkak të dëmit në imazh që i shkaktoi Shqipërisë, një mashtrues italian,”- u shpreh Artan Hoxha.

Pecorelli u ‘ringjall’ më datë 18 shtator, tetë muaj pas zhdukjes së tij në Shqipëri, më 6 janar të këtij viti. Biznesmeni la pas makinën e tij të marrë me qira të djegur në Pukë, me një sasi eshtrash brenda, të cilët nuk dihet ende kujt i përkasin.

45-vjeçari u zbulua pasi tërhoqi para me kartën e tij, duke dhënë kështu sinjalin e parë për autoritetet. Dy ditë më vonë, gomonia me të cilën udhëtonte në një ishull të Italisë mori flakë dhe iu dogj motorri, kështu që Pecorelli kërkoi ndihmë dhe përfundoi në duart e autoriteteve. Ai është marrë në pyetje nga prokuroria dhe e vetmja gjë që ka deklaruar për mediat është se fokusi i tij janë fëmijët. Nga ana tjetër, prokuroria e Pukës ka ngritur akuza për të.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha davide pecorelli artan hoxha davide pecorelli

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2021, 13:20

TIRANË– Florenc Çapja dhe Jorgo Leku, të akuzuarit e vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012 janë kaluar për gjykim. Vend...