Aktualitet

21 Shtator 2021, 14:57 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi takime me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme lidhur me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Lidhur me zhvillimet më të fundit, gazetari investigativ Artan Hoxha ka thënë në “ABC Live” ka bërë me dije se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organiziuar, SPAK ka nën hetim një dosje të bujshme.

Më tej, Hoxha ka thënë se është thirrur vetë në SPAK për të dëshmuar për dosje që ka dijeni dhe beson se goditjet e SPAK do të jenë të një rangu të lartë, por ka zgjedhur që të mos japë asnjë detaj tjetër.

Shtatori ka qenë me shumë zhvillime politike. Me ngjarje të tjera, apo me përjashtimin e Berishës që thithi shumë vëmendje. Por, tashmë SPAK ka marrë dhe BKH. SPAK u bë për të goditur politikanët e lartë. Dhe për të goditur korrupsionin apo për të goditur lidhje shtet-politike – krim i organizuar duhet kohë. Do shohim rezultate. Nuk është e lehtë që të futen brenda ish –kryeministria, ish-presidente, ish-ministra. BKH sapo ka ardhur. Ka hetime dhe jam thirrur edhe unë për këtë gjë. Në pjesë që unë kam pasur dijeni kam ndihmuar. Dhe e di që ka hetime. Në hetimet që kam parë është hetim që synon të godasë shumë lartë. Por mund të arrestojë politikanë të rëndësishëm, ish-kryeministër dhe ish-ministra. Por edhe Berisha nuk është i përjashtuar nga kjo punë. Por edhe këta që janë në detyrë nuk janë të përjashtuar. Ambasadorja po mbulohet që të mbrojë dhe të dëshmojë se prokurorët janë në rrugën e duhur. Ka hetime, dhe frika është që më mirë të mos arrestohet një politikan pa prova, sesa e arreston dhe pastaj del i pafajshëm. Ambasada ka momente që e mbështet, se japin mbështetje financiare dhe me projekte, por nuk shkon dot me listë dhe tu thotë arrestoni këto persona,”-tha ai ndër të tjera.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimet e spak artan hoxha arrestimet e spak artan hoxha

Sondazh

Poll