Aktualitet

KPA konfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano

21 Shtator 2021, 14:13 Nga DOSJA
KPA konfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë, Petrit Çanon, i cili aktualisht mban postin e drejtuesit të Prokurorisë së Krujës. Vendimi vjen pas një përballjeje më 14 shtator të këtij viti në KPA mes Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, i cili ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmim e Çanos në tetor të vitit 2019.

Ballhysa kërkoi nga Kolegji që të ndryshonte këtë vendim dhe të caktonte shkarkimin e prokurorit për shkelje në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit. KPA ka thënë se do të dilte në një vendim më 21 shtator dhe ditën e sotme kanë hedhur poshtë pretendimet e Komisionerit Publik duke lënë në fuqi vendimin për Çanon.

Kreu i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano është përballur më parë me dyshime për shkelje të kriterit të pasurisë gjatë një periudhe 2 vjeçare si dhe me një denoncim për cënim të besimit publik, të cilat i ka  konsideruar si të pavërteta.

(k.m/m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet drejtues i prokurorise se krujes petrit çano drejtues i prokurorise se krujes petrit çano

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2021, 14:57

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi takime me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme l...