Aktualitet

Raporti i EUROPOL NXIU shqiptarët, Artan Hoxha analizon: Pse po ekspozohen bandat, janë të fuqishëm, por bëjnë “gabi

21 Shtator 2021, 14:22 Nga DOSJA
Raporti i EUROPOL NXIU shqiptarët, Artan Hoxha analizon: Pse po ekspozohen

TIRANË– Raporti i fundit i Europol ka vënë theksin tek roli i shqiptarëve në trafikun e kokainës (Shiko këtu), duke i konsideruar si grupet më të organizuara dhe efektivë në trafikun e drogës. I ftuar në “ABC Live”, gazetari investigativ, Artan Hoxha tha se grupet e shqiptarëve po shihen si problem pasi janë prezentë që në burim dhe kujdesen për të gjitha hallkat e trafikut të lëndëve narkotike.

“Grupet shqiptare po tërheqin kaq shumë vëmendje sepse po bëhen prezent në vendet e burimit. Pra, po përpiqen të kalojnë tek tregtia me shumicë, se duan të jenë dora e parë. Kanë provuar se janë prezent në linja të hetuar që e lëvizin nga Amerika Latine dhe e sjellin ne Europë,”-tha mes të tjerash Hoxha.

Megjithatë Hoxha ka theksuar se grupet shqiptare të krimit të organizuar nuk janë ende në nivele e grupeve serbe apo “Ndrangheta-s”, pasi kanë problem se nuk ruhen aq shumë. Sipas tij, grupet e tjera janë të kujdesshëm me çdo lëvizje, ndërsa tek grupet shqiptare ndodh e kundërta.

“Shqiptarët nuk janë ende në nivelin e Ndranghet-ës dhe grupet e krimit të organizuar serb. Se janë shumë herë më përpara. Por tek raporti i Europol, ka disa karakteristika të grupeve shqiptare, që grupet e tjera nuk i kanë dhe nuk i përdorin. Se dalin të ekspozuara. Organizatat mafioze mundohen të mos bie në vëmendje dhe të mos bëjnë vrasje kot. Por ne bëjmë të kundërtën. Grupi “Hellbanianz” në Angli. A thua se janë më të mëdhenjtë, por jo por vetëm sa tërhoqën vëmendjen e mediave. Ne nuk mund të jemi sa Ndrangheta dhe nuk mund të zëmë vendin e Marokut si urë lidhëse. Ne jemi bërë shqetësues se për një kohë të shkurtër, kemi ecur me hapa galopantë. Njerëz që i shihnim në rrugë i shohim sot me krimin e organizuar të importit të drogës nga Amerika Latine. Kemi shqiptarë që janë vrarë atje në Ekuador apo vende të tjera. Jemi bërë shqetësues. Se kur kemi kapur 1 ton në vendin tonë, imagjino se si ka shkuar situata. Ajo ka hyrë në territor dhe prandaj policia kaq lehtësisht kap grupe por nuk po godet dot trurin. Se buxheti është shumë i madh,”-tha Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha raporti i europol per kokainen artan hoxha raporti i europol per kokainen

Sondazh

Poll