Sport

Raffaella Fico: “Balotelli nuk më pranoi në shtëpi dhe thirri policinë”

21 Shtator 2021, 10:28 Nga DOSJA

ITALI – Raffaella Fico është kthyer për të folur për historinë e saj të dashurisë me Mario Balotellin. Për ‘Big Brother Vip’ vajza ka treguar anekdota të pabotuara më pare, por njëkohësisht edhe të dhimbshme. “Marrëdhënia me Balotellin ishte e mbushur me shumë njerëz. Unë e fala”,– ka rrëfyer Fico për Alfonso Signorini.

“Mario ishte një dashuri gjithëpërfshirëse, ai është një djalë shumë i thellë, i cili gjatë jetës së tij ka pasur probleme, duke e bërë atë të duket si nuk është. Unë isha 21 vjeç kur e takova, nuk ishte një dashuri me shikim të parë. Me Marion jemi takuar shumë, në takimin e parë më solli trëndafila të kuq,”- pranoi Fico, e cila gjithashtu u shpreh, se ajo kurrë nuk kishte dashur asnjë burrë tjetër aq shumë.

Por Raffaella Fico do të kujtonte edhe një episod të pakëndshëm: “Unë shkova në shtëpinë e tij, ai ishte me miqtë, vëllain dhe nënën e tij. Ai nuk ma hapi derën dhe thirri policinë. U largova me polici dhe vajzën time të vogël. U shkatërrova.”

Sot, gjithashtu për hir të Pia-s së vogël, vajzës së lindur nga marrëdhënia me Balotellin, Fico e ka falur ish-partnerin e saj: “Ne ishim të rinj dhe të dy bëmë shumë gabime. Unë e kam falur atë dhe tani marrëdhëniet tona janë të qeta. Para disa vitesh ne folëm dhe u sqaruam, ai kërkoi falje. Gjërat ndoshta nuk do të kishin mbërritur kështu si sot. Unë e dua Marion si një vëlla”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alfonso signorini big brother vip mario balotelli pia-s së vogël raffaella fico alfonso signorini big brother vip mario balotelli pia-s së vogël raffaella fico

Sondazh

Poll