Sport

VIDEO/ Granada i “plas në dorë” Barcelonës, një 22-vjeçar shpëton nga turpi skuadrën katalanase

20 Shtator 2021, 21:13 Nga DOSJA
VIDEO/ Granada i “plas në dorë” Barcelonës, një

SPANJË– Nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 takimi mes Barcelonës dhe Granadës zhvilluar në “Camp Nou”. Pas humbjes me Bayern Munich në Champions League, skuadra katalanase ngec edhe ndaj një kundërshtari modest. Takimi nisi shumë keq për Barcelonën,pasi vetëm në minutën e 2′, Duarte shënoi për Granadën.

Skuadra e Koeman e kishte të vështirë të organizohej, ndërsa barazimit do të vinte vetëm në minutën e 90′ me mbrojtësin 22-vjeçar Araujo. Vendi i 7 për Barcelonën në kuotën e 8 pikëve,ndërkohë që Granada merr 1 të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona granada barcelona granada

Sondazh

Poll