Sport

Gullit: “De Light? Do të bëhet i madh, kur të qetësohet”…

21 Shtator 2021, 09:35 Nga DOSJA
Gullit: “De Light? Do të bëhet i madh, kur të

HOLANDE – Ajo që Matthijs De Ligt po përjeton aktualisht nuk është një moment aspak emocionues. Ai humbi edhe fanellën e tij si titullar në kombëtaren e Holandës. Për të shpjeguar, pse xhevahiri i Juventusit nuk është më i paprekshëm te ‘portokallinjtë’, sulmuesi i shquar i ‘tulipanëve’, Ruud Gullit, ka folur për “Sky”:

“Në Holandë, ata më në fund e kanë kuptuar, se një mbrojtës si Stefan De Vrij është i rëndësishëm për ekipin kombëtar. Më parë, ata mendonin, se vetëm ata që dinë të mbajnë topin luanin mirë, por mbrojtja është një gjë tjetër.

Matthijs De Ligt është një nga ata që dinë të luajnë topin. Ai u rrit te Ajax, ku kurrë nuk ishte nën presion kur ishte i ri. Tani luani me mbrojtësit më të fortë në botë dhe mëson prej tyre çdo ditë. Unë mendoj se kur të qetësohet, ai do të bëhet një mbrojtës i madh. Aktualisht është shumë i tensionuar,”- ka thënë Gullit, i cili ka punuar me mbrojtësin De Light.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘portokallinjtë’ kombëtaren e holandës matthijs de ligt stefan de vrij ‘portokallinjtë’ kombëtaren e holandës matthijs de ligt stefan de vrij

Sondazh

Poll