Sport

VIDEO/ Napoli merr komandën e kampionatit italian, katër gola Udineses, Rrahmani gjen golin e parë në Itali

20 Shtator 2021, 21:01 Nga DOSJA
VIDEO/ Napoli merr komandën e kampionatit italian, katër gola

ITALI-Napoli fiton ndaj Udineses me shifrat 0-4 dhe merr kreun e Serie A. Ndeshja e javës së katër të Serie A foli për të kaltrit që vetëm në pjesën e parë shënuan dy herë. Osimhen në minutën e 24′ realizoi pas asistit të dhënë nga Insigne.

Në të 35′ goli u realizua nga Amir Rrahmani. Një skemë perfekte në një goditje dënimi dhe mbrojtësi i Kosovës me kokë shënoi golin e parë në kampionatin italian pas katër vitesh në Itali. Në pjesën e dytë.

Koulibaly u shfaq sërish si bomber dhe në hyrje të zonës lëshoi një silurë që u ndal në rrjetën e portës së Udinese. Gol mjeshtëror ishte edhe i fundit, që Napoli e shënoi me anë të Lozano. 0-4 dhe tre pikë për skuadrën e Spalleti, që duket se sivjet do jetë pretendente kryesore për titullin kampion.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport napoli rrahmani udinese napoli rrahmani udinese

Sondazh

Poll