Sport

“Ti kurrë nuk do të ecësh vetëm”/ Ndërroi jetë nga kanceri, vëllai i tifozit publikon letrën e Jurgen Klopp:

20 Shtator 2021, 19:36 Nga DOSJA
“Ti kurrë nuk do të ecësh vetëm”/ Ndërroi

ANGLI-Jurgen Klopp bëhet protagonist i një gjesti me ndjeshmëri të madhe. Trajneri i Liverpool i shkroi një letër Cris, një tifoz i Liverpoolit me kancer. Për të zbuluar lajmin në Tëitter është vëllai i tifozit, pas vdekjes së tij.

“Ju kurrë nuk do të ecni vetëm”, këndojnë tifozët e Reds para çdo ndeshjeje. Një himn që dëshiron të përcjellë afërsi me ekipin, por edhe një himn për solidaritetin, një ftesë për të gjithë që të reagojnë ndaj fatkeqësive. Një himn, në të cilin Jurgen Klopp beson thellësisht, siç e ka demonstruar tashmë disa herë.

Klopp i shkruan një letër tifozit të Liverpoolit me kancer

 

My brother got this letter from Jurgen Klopp whilst having treatment for his cancer. What a gent ❤️? #ynwa pic.twitter.com/DuPbvhM8fJ

— Andy (@andyjock83) September 19, 2021

Gjermani shpreh ndjeshmërinë e tij dhe afërsinë me familjen e madhe të tifozëve të Reds në një letër të shkruar kohët e fundit për Cris, një tifoz i madh i Liverpool i cili fatkeqësisht ndërroi jetë. Letra u botua pas vdekjes nga vëllai i tifozit, i cili donte të falënderonte trajnerin në një farë mënyre: “Vëllai im e mori këtë letër nga Jurgen Klopp ndërsa po trajtohej për kancerin e tij. Çfarë zotërie”.

Një letër prekëse, e cila tregon se sa unike është familja e Liverpoolit: “I dashur Cris, para së gjithash, shpresoj se nuk do ta kesh problem nëse të shkruaj. Unë thjesht dua që ju të dini se të gjithë brenda familjes Liverpool janë pranë jush. Ka kaq shumë njerëz që na mbështesin. Dhe ka raste kur ndalem dhe mendoj për ata që më mbështesin mua dhe lojtarët e mi.

Por fakti që të gjithë jemi të bashkuar është ajo që e bën këtë klub kaq të veçantë. Të gjithë po bëjnë çmos për t’ju mbështetur. Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm”. Fatkeqësisht Cris nuk ishte në gjendje të fitonte betejën e tij dhe familja e madhe e Liverpool u mblodh rreth vëllait të tij.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport klopp liverpool klopp liverpool

Sondazh

Poll