Sport

Ultimatumi drejtuar UEFA-s nga gjykata e Madridit: 5 ditë kohë për të tërhequr sanksionet për tre klubet e Super League-s

20 Shtator 2021, 20:30 Nga DOSJA
Ultimatumi drejtuar UEFA-s nga gjykata e Madridit: 5 ditë kohë

EUROPË-Të gjithë janë të bindur se së shpejti do të ketë një tjetër datë dhe ndoshta kjo është arsyeja pse Gjykata numër 17 në Madrid,që merret me betejën komplekse dhe të ashpër ligjore mes Uefa-s dhe Super League, po bën përpjekje të mëdha për të arritur në një vendim në kohë sa më të shkurtër.

Gjyqtari Manuel Ruiz de Lara paralajmëroi sot UEFA -n se ka 5 ditë kohë për të tërhequr të gjitha sanksionet kundër tre skuadrave të lidhur ende me Super League-n, Real Madrid, Barcelonën dhe Juventusin. Sanksionet që në fakt UEFA i ka ngrirë, por jo anuluar. Sipas asaj që u botua nga gjykata e Madridit, nëse UEFA nuk zbaton vendimin brënda kësaj javë, Ceferin mund të akuzohet për krimin e mosbindjes.Gjykata kishte ftuar UEFA -n të tërhiqte akuzat kundër klubeve të Super League-s, por, siç thuhet në shënimin e gjykatës, “UEFA nuk duket se ka ndjekur masat paraprake të dhëna”.

“Uefa është pozicionuar jashtë të drejtës shtetërore, në promovimin e hapur të praktikave që komprometojnë parimin e konkurrencës së lirë. Për të bërë efektive masat parandaluese të miratuara, nuk mjafton vetëm një njoftim i pezullimit të dënimit, por është i nevojshëm anulimi. Mbajtja e procedimeve disiplinore, edhe pse në një situatë pezullimi të përkohshëm, japin efekt në vetvete ndaj praktikave antikonkurruese që akti i lëshuar nga kjo gjykatë synon të bllokojë ”. Topi tani shkon tek Uefa.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ceferin super league uefa ceferin super league uefa

Sondazh

Poll