Sport

Barça: Koeman shpëton, edhe të enjten do të jetë në krye të pankinës…

21 Shtator 2021, 09:08 Nga DOSJA
Barça: Koeman shpëton, edhe të enjten do të jetë

SPANJE – Holandezi Ronald Koeman do të qëndrojë në krye të stolit të Barcelonës edhe në ndeshjen e së enjtes së ardhshme kundër Cadiz në stadiumin “Ramón de Carranza”.

Pavarësisht barazimit 1-1 ndaj Granadës në “Camp Nou”, çka është konsideruar një hap fals i skuadrës “blaugrana”, në kampin katalan nuk flitet për nëj shkarkim të mundshëm të trajnerit holandez.

Sipas raporteve nga ‘Mundo Deportivo’, që i referohet burimeve te skuadra e Barcelonës, tekniku Ronald Koeman do të jetë në krye të pankinës katalane edhe në ndeshjen e javës së 5-të të La Ligas ndaj Cadiz, që do të luhet të enjten.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “mundo deportivo” “ramón de carranza” barcelonës camp nou holandezi ronald koeman kundër cadiz “mundo deportivo” “ramón de carranza” barcelonës camp nou holandezi ronald koeman kundër cadiz

Sondazh

Poll