Sport

CR7 mashtrohet nga një agjenci udhëtimi. Viktimë edhe agjenti Mendes…

20 Shtator 2021, 17:14 Nga DOSJA
CR7 mashtrohet nga një agjenci udhëtimi. Viktimë edhe agjenti

PORTUGALI – Gjatë viteve të fundit Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të një mashtrimi për një shifër prej 288 mijë eurosh. Një lajm i raportuar këto orë nga “Jornal de noticias”, një gazetë portugeze që shpjegon se si CR7 u mashtrua nga një punonjës i një agjencie udhëtimi, të cilit ylli portugez i kishte besuar, në vitet e kaluara, disa nga kartat e tij të kreditit me kode relative.

Mashtrimi nga personi përgjegjës për menaxhimin e udhëtimeve të Ronaldos, kishte vazhduar për më shumë se 3 vjet, për një total prej 200 udhëtimesh të pakryera, por që kishin “kushtuar” saktësisht 288 mijë euro.

I njëjti punonjës i agjencisë, tashmë i dënuar, raporton gazeta në fjalë, se do të shlyejë “borxhin” e ndaj CR7 përmes kësteve mujore. Në qendër të mashtrimit, përveç ish-sulmuesit të Juventusit, ka qenë edhe agjenti i tij Jorge Mendes dhe bashkatdhetarët Nani dhe Manuel Fernandes.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “jornal de noticias” agjenti i tij jorge mendes bashkatdhetarët nani dhe manuel fernandes. cr7 cristiano ronaldo “jornal de noticias” agjenti i tij jorge mendes bashkatdhetarët nani dhe manuel fernandes. cr7 cristiano ronaldo

Sondazh

Poll