Bota

Rregullat e rrepta në restorantet e New York-ut, Presidenti i Brazilit përfundon duke ngrënë pica në trotuar

21 Shtator 2021, 05:52 Nga DOSJA
Rregullat e rrepta në restorantet e New York-ut, Presidenti i Brazilit

NEW YORK– Restorantet e New York-ut nuk kanë lejuar që Brenda tyre të futen persona të pa vaksinuar. Reuters shkruan se fatin e keq për tu nxjerrë jashtë restorantit e kishte edhe Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro. Ky i fundit nuk është vaksinuar dhe njihet për skepticizmin e tij ndaj vaksinave, pasi është shprehur se ka një imunitet shumë të fortë dhe nuk ka aspak nevojë që të vaksinohet.

Dy ministra të kabinetit në delegacionin e tij postuan një fotografi të zotit Bolsonaro dhe ndihmësave të tij duke ngrënë pica në një trotuar të New Yorkut të dielën në mbrëmje, pasi nuk u lejuan te futen në restorant.

Dhe kjo gjë u prit mjaft mirë nga mbështetësit e zotit Bolsonaro të cilën e vlerësuan thjeshtësinë e rastësishme të udhëheqësit të tyre.

Kryebashkiaku i New York-ut Bill de Blasio u bëri thirrje udhëheqësve botërorë, “përfshirë Bolsonaros nga Brazili”, që të vaksinohen para se të marrin pjesë në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara në qytet.

“Nëse nuk doni të vaksinoheni, mos u mundoni të vini,”- tha zoti de Blasio në një konferencë shtypi.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jair bolsonaro jair bolsonaro

Sondazh

Poll

Bota 20 Shtator 2021, 07:17

KOSOVË- Ditën e sotme qeveria e Kosovës ka futur në fuqi reciprocitetin ndaj Serbisë përsa u takon targave të automjeteve. Sipas këtij vendimi, të gjitha a...